Me sy i ndezë zjarret – Adem Nuhaj
……… Me sy i ndezë zjarret ……..
Bukuria jote
Shkëlqen rreze dielli
Yll i kësaj bote
Me ngyra ylberi.
Turbullirë në mëndje
Gjumi ujë m’u bë
Për bukurinë tënde
Gjumi s’po më zë.
Nga koka tek këmba
Ç’nur të paska rënë
Mos , ty edhe Hëna
Dritën ta ka dhënë.
Me qerpikë të zes
Vetullat qemer
Aty le të vdes
Veç t’i puthë njëherë.
Floku yt , si tënda
Derdhur përmbi gjinjë
Seç t’i shkelte këmba
Kur shkoje në brinjë.
Gusha borë mali
Zjarrë , ndezur në faqe
Si , në ditë behari
Aromë manushaqe.
Me gojë , kur më fletë
Sikur mjaltë buron
Dashuri e shkretë
Po , më përvëlon.
Ty , të kanë zili
Thëllëzat sorkadhet
Se , kur ikën ti
Me sy i ndezë zjarret.
E gjithë djemuria
Bëhet , dy nga dy
Ì zë marrëzia
Kur , të shohin ty.
Se , kur bënë ballë
Me sy të këputë
Dhe , në dhe të gjallë
Kush të sheh e futë.
……. Adem Nuhaj ……..