Të zuri shiu në brinjë – Adem Nuhaj
……… Të zuri shiu në brinjë ……..
Lartë në një brinjë
Mike , shiu të zuri
Në gushë dhe mbi gjinjë
Rrëpira ujë pruri.
Pikë e ujët rrëshkiste
Si , ujëvar nga floku
Trupi yt e ndizte
Aromë borziloku.
Seç t’u lagë fustani
Nga shiu , që binte
Të dukej nishani
Përmbi gjinjë , ku rrinte.
Zemra ime rrihfte
Po më digjej xhani
Shiu , ty të vadiste
Si , një lule mali.
S’të zuri stuhia
Shiu binte i qetë
Por , nga dashuria
Shkrepëtin rrufetë.
Erdhe u afrove
Afêr përmbi krua
Rrufenë , që lëshove
Më goditi mua.
Me dritën e syrit
Rrufenë , tek unë sose
Zemrën brënda gjirit
Si , me plumb plagose.
Si , ujëvar në mal
Formohej tek ty
Unë erdhe ngadal
Lava këta sy.
Shiu , që po binte
Jo , nuk po më ftofte
Se , zjarrin e ndizte
Dashuria jote.
Nga shiu , që binte
Ti , qull ishe bërë
Trupi s’të mbërdhinte
Zjarr ishte i tërë.
……… Adem Nuhaj ……..
v