November 21, 2024

Për ty s’po bëj gjumë fare – “Të prita mbrëmë në krua, te burimi si ujvarë …”

Për ty s’po bëj gjumë fare.

Të prita mbrëmë në krua
Te burimi si ujvarë
Pse s’më erdhe a s’më thua
Gjurmë lehta gushëbardhë.

Nga shtëpia jote syri
Më biu dhe se loja dot
Vajzë lojta nga fiqiri
Bëj të iki s’iki dot.

Pa kur dole në ballkon
Thash se u tërbova fare
Nga gusha që të zbardhon
Lëkura si ngjyrë arre.

Refreni…

Do të pres thëllëz e malit
Gjithë netët e beharit.
Për ty s’po bëj gjumë fare
Bashkë me gurrat nëpër male..

…Adem Nuhaj…
..Metoh-Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: