November 21, 2024

Brengë dhe mallë për vëndin tim – Adem Nuhaj

….. Brengë dhe mallë për vëndin tim ….

Ku është oxhaku
Me zjarr dhe me tym
Me miq plot konaku
Kënga vinte gjym.

Ku janë ata burra
Me qylafë e me qeleshe
Me dyfek dhe guna
Trima me fjalë bese.

Ku janë ato oda
Që , rritën levenda
Syrin , si shqiponja
Në dorë , pushkë pena.

Ku është oda , kulla
Që , shkruan historia
Ku luante lahuta
Edhe çiftelia.

Ìshin gratë zonja
Që , nderonin fisin
Rritur , si shqiponja
Mateshin me lisin.

Ku janë vashat zana
Dhe djemtë azgan
Mbushnin fusha maja
Ìshin uragan.

Qepeshin me këngë
Nëpër brinja , kodra
Ata djem çapkënë
Ato vajza zonja.

Kush i boshatisi
Këto trojet tona
S’gjendet farë e fisi
Vëllai dhe motra.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: