November 23, 2024

Ç’po bëhet në Shqipëri – Adem Nuhaj

……… Ç’po bëhet në Shqipëri ……

Ç’po bëhet në Shqipëri
S,mer vesh i dyti të parin
Na është bërë lesh e li
Nuk e dim , ku e kanë hallin.

Pse , s’i vini gishtin kokës
Po , na del i gjithë sekreti
Del pa turp i biri botës
Dhe na thotë , nuk ka fajë shteti.

Po , çbëni o faqe zinjë
Ju , që hiqeni të zgjuar
Mos u bëni çiliminjë
Mos na dilni të kulluar.

Vetë e thoni natë dhe ditë
Na do populli sovranë
Por , kur dalin përgjegjësitë
E hiqni bythën mënjanë

Populli , ju ka besuar
Që , t’i mbroni dinjitetin
Me ‘dëshirë” ju ka votuar
Që , ju të drejtoni shtetin.

T’i dalësh vendit për zot
Është një përgjegjësi e madhe
Jo të mbushësh barkun plot
Tutje tuh , të shkosh në hale.

Shteti do burra zemani
Jo matufa dhe servila
Tani hajde dhe i mbani
Gjithë këto fëlliqësira.

Por , puna juaj është parë
Ju , punoni veç për vete
Jeni kthyer në barbarë
Mjer o popull me kë mbete.

……….. Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: