November 21, 2024

Kjo nuk është demokracia – Adem Nuhaj

….. Kjo nuk është demokracia …..

Kjo nuk është demokracia
Nuk po shohë votën e lirë
Ligjet i bënë pasuria
Dhe ata , që janë vampirë.

Kanë dalë , ca bejler të rinjë
Ca servila , analista
Dolën nga vrima , si minjë
Hanë , si kuajtë pa kapistra.

Zihen , hahen , si çakenjtë
Gjoja e duanë këtë popull
Një fjalë s’thonë për fukarenjtë
Se , për vete janë të ngopur.

Pa derdhur një pikë djerse
Veç me përralla dhe qyfyre
Por , në jetë punojnë me çeqe
Ì ardhtê fundi kësaj mynxyre.

Dhe këta politikanë
Hahen kot , për ca sebepe
Por shpirtin e kanë rrufjanë
Shkrujnë , vulosin veç për vete.

Me ideollogjit e tyre
Mëndjen na e kanë bërë dhallë
Se s’bëjnë vepra , por qyfyre
Për popullin asgje s’ka dalë.

Tridhjetê e ca vjetë kusurë
Ìkën dhe asgjë në sheshë
Veç është bërë katrahurë
Kush gjenë sheshë , po bënë përsheshë.

Por , një ditë do vijë stuhia
Do të fryhet , Vjosa , Buna
Do t’ju iki pasuria
Dhe vetë do t’i marë furtuna.

……… Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: