Ìkëm, ikëm largë – Adem Nuhaj
…… Ìkëm , ikëm largë ……
Për të ngopur sytë
Dhe të shëroj xhanin
Do të shkoj një ditë
Ku , kam lënë vatanin.
Tek shtëpi e vjetër
Me gurë dhe trarë lisi
Ku , janë rritur etër
Ku , ka rrënjët fisi.
Do shkoj , s, po duroj
Malli po më tretë
Odën do shikoj
Ku , shtronim shiltetë.
Do bredhë nëpër dhoma
Të shohë , tek musëndra
Mos kanë mbetur shtroma
Ku , i vinte nëna.
Do ngjitem më lartë
Mbi shpi , në korie
Tek lisat e gjatë
Ku , rrinim në hije.
Po më djegë , ky malli
Po më gufon gjiri
Për një ujë zalli
Për një këngë bilbili.
Do të shkoj , tek tënda
Tek stani i dhënëve
Të më shkeli këmba
Mbi gjethe dhe lënde.
Ìkëm , ikëm largë
Nga vëndi bekuar
Por , në zemër plagë
Do mbet , pa shëruar.
Ìlaçi punë s!bënë
Zemrën s’e shëronte
Veç , ku thërret nënë
Tek vëndlindtja jote.
………… Adem Nuhaj ………