November 24, 2024

Lartë në qiell , ju do ndriçoni – Adem Nuhaj

…. Lartë në qiell , ju do ndriçoni ….

Derdhur këngë për Labërinë
Nga bilbilat , që ka lindur
Vargjet shkruar , të ndezin gjinë
Nga poetët mëndje ndritur.

Kanë shkruar, si nënës i biri
S’di kë të përmënd më parë
Mëndje tyre , pikë floriri
Që , do të mbeten pishtarë.

Shkruar vargje nga tradita
Që , janë gëdhëndur në gur
Nga i madhi Lefter Çipa
Bilbili , që s’do vdes kurrë.

Vargje kënge shumë ka shkruar
Dhe poet , Zaho Balili
Janë , si gurrë e pashteruar
Me ta këndon dhe bilbili.

Këngë ka shkruar për Labërinë
Një penë , si lulet e mbira
Vargjet , lule në lëndinë
Ì pavdekshmi , Maliq Lila.

Shumë kanë shkruar për Labërinë
Vargje kënge , shërim xhani
Një emër tjetër , që ndrinë
Mbetet Nertesi Asllani..

Shumë e deshën poezinë
Tjerur , si filli tek furka
Një tjetër yll , që ndrinë
Do të mbetet , Arben Duka.

Këto këngë mbeten thesar
Guri shkrinë dhe ato s’treten
Vargu tyre shkruar në ar
Ndaj në breza do të mbeten.

Mblidhemi nëpër sebepe
Për ju çahet kraharori
Zoti iu deshi për vete
Në gjirin e tij iu mori.

Lartë në qiell , ju do ndriçoni
Për çdo brez , do ngelni yje
Me vargjet , që latë na zgjoni
Me Naim Frashërin në krye.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: