E bukur e dheut – Adem Nuhaj
…….. E bukur e dheut …….
Të shohë , që nga stani
Më dukeshe ndryshe
Herë , si thëllëzë mali
Herë , si dallandyshe.
Me fustan të bardhë
Si , brymë e shëndreut
Si , lulet mbi dardhë
E bukue e dheut.
Bredhë nëpër lëndina
Si , flutur mbi lule
Gusha me temina
Moj ftuja bardhule.
Tek faqet ç’të shihje
Si , me dorë lëmuara
Kur , shkoje dhe vije
Rrugëve të verbuara.
Lartë përmbi Virua
Unë çova kopenë
S’lashë ferrë dhe përrua
Të gjeja folenë.
Ndënja dhe po rrija
Ulur mbi një shkëmb
Doja , që të shihja
Atë syrin tënd.
Moj sorkadhe shkathët
Gjunjët m’i këpute
Unë të vij më afër
Ti , më ikën tutje.
Ìkje , si kunadhe
Dhe pas lije çapa
Lozje , si nuslale
Dhe më bëje lajka.
Rrugës pllajës mora
Nga kulloste bleta
Rrëzë malit qëndrova
Folenë tënde gjeta.
Kur , unë bëra ballë
S’u trëmbe , s’lëvize
Se dhe ti me mallë
Mua , po më prisje.
……… Adem Nuhaj ……..