November 21, 2024

Me shikim më kape – Adem Nuhaj

…….. Me shikim më kape …….

Në mes të Janarit
Lule prilli çelur
Si , mjaltë i nektarit
Nga bleta i mbledhur.

Të shikoj , kur delë
Brinjave për shkarpa
Si , lulja me erë
Kur çelet nga vapa.

Faqet të kuqonin
Digjeshin nga zjarri
Rreze dielli çonin
S’ndihej më acari.

Këndon me thëllëzat
Kërcen me sorkadhet
Andej nëpër rrëzat
Dhe nëpër livadhet.

Thashë , mos jeshë në ëndërra
Syrit s’i besova
Udhën mori këmba
Dhe pranë , t’u afrova.

Por , qe e vërtetë
Çfarë sytë kishin parë
Se , ti ishe vetë
Një margaritarë.

Syri yt i shkruar
Po , më turbullonte
Buza flakëruar
Sikur mjaltë buronte.

Në sevda u kapa
Si , zjarri në kashtë
Lëri ato shkarpa
Se , i mbledhim bashkë.

Me shikim më kape
Si një gjah tek çarku
Më jep gushë dhe faqe
Të më ik meraku.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: