Më ngrehë malli përvëluar – Adem Nuhaj
….. Më ngrehë malli përvëluar ……
Moj lëndina bukuroshe dhe ju gryka me burime
Gërxhe , pllaja edhe kodra , ku atje rri mëndja ime.
Mëndja bredhë gjithë Shqipërinë , bukuri e pambaruar.
Alpe , fusha , lumenjë , dete dhe pyje të gjelbëruar.
Sa , bukur ai bilbili , kur këndon degë më degë.
Andej nga i mbytë tërfili , dhëntë llaja me shelegë.
Kecat lozin mbi shkëmbinjë , herë këtu dhe herë atie.
Zemra , si zog fluturon dhe malli atje e bie.
Në mes stuhisë nëpër male edhe në netët pa Hënë.
Më ngrehë malli përvëluar , më bie , ku thirra nënë.
Malli thellë dhe dashuria , si me krahë mua më ngrenë.
Më shpienë në trojet e mia , ku unë atje kam folenë.
Gufon zemra , si vullkani nga zjarri mallit , që ka.
S’e ndal dot shiu dhe tufani, por çan cdo pengesë dhe vete , ku ka thirrur , nënë , baba.
Vete në gurrat e ftohta , që burojnë nëpër hije.
Nga ka bagëti kullota , ku mërzen cjapi me zile.
Si , zgalemi në furtunë , që s’e ndal asnjë stuhi.
Ashtu dhe kjo zemra ime , vjenë tek nëna Shqipëri.
Vjenë dhe bredhë nëpër livadhe , zemra bashkë me mëndjen time.
Bredhin nëpër fusha , male , freskohen nëpër burime.
Ku, kullotë bagëtia
Në malet me trendelinë
Ku , lahuta , çiftelia
Të shërojnë , të ndezin gjinë.
Ku , bie fyelli çobanit
Atje vijnë mëndë e mia
Ku , çahet dhe gur i strrallit
Këngë , iso nga Labëria.
………. Adem Nuhaj ………