Para vitit, 1990 – Adem Nuhaj
…… Para vitit , 1990 ……
Para nëntëdhjetës
Sa , gjallëri kishte
Si , koshere bletës
Fshati plotë ishte.
Vajzat , si sorkadhe
Djemtë , si levena
Kur dilnin në valla
Sa , nuk thyhej skena.
Sa lezet , që kishin
Vashat nëpër ara
Shumë të thjeshta ishin
Por , në Hënë të lara.
Në kokë një shami
Fustanin me pala
Sa , kishin zili
Si , lulet mbi dardha.
Vëndi gumëzhinte
Si , bletët mbi molla
Shtatori , kur vinte
Plotë mbushej shkolla.
Natë e ditë buçiste
Traktori në arë
Bujku pëndën ngiste
Gratë hidhnin farë.
S’kishte strese jeta
S’derdhej kaq lotë
Dhe pse “boshë ” kuleta
Ìshte shpirti plotë.
Ìshte plotë shtëpia
Nderi dhe respekti
Kjo ish pasuria
Që , s’e ka as mbreti.
Dhe fjala ..”TE DUA”
ìshte fjalë e rrallë
Tani , kur e thua
Si , luga në dhallë.
Kishte gjallëri
Cep më cep fshati
Drithëri për zili
Ì ëmbël , si mjalti.
……. Adem Nuhaj …….