November 24, 2024

Meraku s’më linte – Adem Nuhaj

…….. Meraku s’më linte ……..

Të zuri dëbora
Lartë përmbi Sopot
Erdha dhe të mora
Thashë , mos kishe ftohtë.

Të ishte bërë mollza
Skuqur , si qershia
S’di , a nga dëbora
A nga dashuria.

Mbi flokë , kur të binte
Ajo borë e bardhë
Aty , ajo shkrinte
Kthehej në ujëvarë.

Meraku s’më linte
Për ty nga acari
Por , trupi yt digjte
Më shumë , se sa zjarri.

Ì habitur ngela
Kur , ti m’u afrove
Ndezur , si gëlqerja
Dhe mua më ngrohve.

Zjarr e flakë ndezur
S’mora vesh ç’u bë
Dhe bora e hedhur
Jo , nuk bënte gjë.

Ìshte dashuria
Buzën , po t’a digjte
Dhe buzët e mia
Më afër tërhiqte.

Në mes të acarit
Dashuria mbiu
Dhe bora e malit
Nga të dy ne shkriu.

Putha gushë e faqe
Më dehën ,si vera
Mos mbinë manushaqe
A lule të tjera.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: