November 23, 2024

Pse je zëmëruar? – Adem Nuhaj

…….. Pse je zëmëruar ? ……..

Pse je zëmëruar
Ç’far të pata thënë
Ç’ke moj e uruar
Që , s’ta dëgjoj zënë.

Kur ike , si flutur
Me plumb nuk të rashë
Të thashë je e bukur
Të dua të thashë.

Shkon dhe vjen në krua
Ìkën dhe s’më flet
Mike unë të dua
Të dua vërtetë.

Me një zog nga mali
Nënês t’i çoj fjalë
Kur të vij behari
Nuse do të mar.

Moj flokë gështënjë
Mos më rri mërzitur
Të dëgjoja zënë
Sa , shumë të kam pritur.

Mos ki turp nga shoqet
Mos ki frikë nga mua
Se , zjarri s’mbulohet
Nga nazet e tua.

Unë e kam kuptuar
Se , si ti më sheh
S’je e zëmëruar
Por , naze i ke.

Mos përvëlo gjinë
Dhe mos bëjë mëkat
Se , me dashurinë
Jo , nuk ka inat.

Mos më rri e heshtur
Se , s’të thotë gjë nëna
Dashurinë ke gjetur
Kë të donte zëmra.

– Me fjalët e tua
M’u ngjite , s’mu shqepe
Djalo shumë të dua
Më bëre për vete.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: