November 21, 2024

Ata poetët me famë – Adem Nuhaj

…….. Ata poetët me famë ……..

Filluanë lulet dhe po çelin
Presin poetët e ikur
Ata poetë , që s’do vdesin
Për vargjet , që kanë skalitur.

Presin , që t’ju shkruajnë këngë
Manushaqa , trendelina
Mos vargjet gjysëm kanë lënë
Se , po flenë nëpër lëndina.

Ata poetët me famë
Që , shkruanë me penën e artë
Vargu tyre linte namë
Pena u buronte mjaltë.

Mbetën krenari e kombit
Me atë mëndje fildishti
Shpirtin , si valët e Jonit
Vargu buronte nga shpirti.

Pishëtar për vegjëlinë
Do të mbeten nëpër shekuj
Legjendar për poezinë
Yll mbi mal kanë për të mbetur.

Do mbeten të paharruar
Për kombin , lanë një thesar
Me këngë , vargje , që kanë shkruar
Si , drithëri hedhur në arë.

Për vargjet , që kanë skalitur
Do të rrojnë dhe kurrë s’do vdesin
Me atë mëndjen e ndritur
Frymëzim për ne do mbesin.

Nëpër male dhe lëndina
Ku , çelë lulja anë e mbanë
Me bilbila , kanarina
Ata , në mes tyre janë.

Janë me lulet , çelur fushës
Nër brigje dhe korie
Janë në këngën e Lahutës
Janë në këngë , Labërie.

……… Adem Nuhaj ……..

Shpërndaje në facebook: