November 21, 2024

Ah moj botë , sa je trazuar – Adem Nuhaj

……… Ah moj botë , sa je trazuar ………

Ah moj botë , sa je trazuar
Sa shumë të ka zënë trishtimi
Nga disa të tërbuar
Vuanë i gjithë njerëzimi.

Po tundet e gjithë dynjaja
Qan fëmija i tmerruar
Sepse u ka hyrë tamaja
Atyre , që hiqen të zgjuar.

Janë kthyer në egërsira
Grabitqar më keq , se huta
S’mendojnë , si është më e mira
Por e kanë mëndjen tek lufta.

Kanë vrar dhe derdhur gjak
Por , prap nuk paskan të ngopur
Pse , s’e lanë njëherë rehat
Që , të rroj i qet ky popull.

Ato miliona shpenzime
Pse s’ia hedhin varfësisë
Pse i hedhin për luftime?
Ì ngrijnë buzëqeshjen fëmisë.

Turren tanke dhe avion
Si , një bishë e pangopur
Por , si mal mbi sup rëndon
Ajo peshë mbi këtë popull.

Grindet Lindja dhe Perëndimi
Kush je ti dhe kush jam unë
Fryhen , sa nis dhe luftimi
Asgjë s’bëjnë , veç prishin punë.

Ai , që mendon për luftë
Nuk e di nga lufta ç’pret
Veçse i kanë ikur trutë
Sepse lufta vetëm vret.

O ju kokat e mëdhaja
Hiqni dorë nga mitralozi
Ndalni , mos bëhet hataja
Lërni fëminë , që të lozi.

……….. Adem Nuhaj …………

Shpërndaje në facebook: