November 21, 2024

Pritëm, ndali ato çapa – Adem Nuhaj

……… Pritëm , ndali ato çapa …….

Kur ikje për ujë në krua
Pse më ikje me nxitim?
Si , s’të erdhi keq për mua
Të më hidhje një shikim.

Unë për ty shumë shpejt u ngrita
Për ty gjumi s’po më zinte
Dola në udhë dhe të prita
Meraku për ty s’më linte.

Moj syzezë , vetull kaleshe
Po dridhhem , mos jam sëmur
Ndai çapat moj lanete
Mos u trego zemer gur.

Sa , shumë qejfi ma donte
Të shkonim të dy në krua
Mos vall , veç një puthja jote
Mbase më shëronte mua.

Ndaj dola , që pagëdhirë
Dhe prita , sa ti të vije
Se , unë e dija shumë mirë
Ish sëmundje dashurie.

Moj lulja rritur mbi shkëmb
Shumë herë , re unë e kam vënë
Sa herë dëgjoj zërin tënd
Ethet e gushtit më zënë.

Brodha fusha , brodha male
Ndjenjat tek tya më prunë
Ndaj hajde të bëjë manare
Mos më lërë të vuaj më shumë.

Mos u trego harrakate
Për ty , po më gufon zëmra
Të të puthe gushë edhe faqe
Dhe ato buzët e ëmbla.

Pritëm , ndali ato çapa
Se , po na ikën sahati
Edhe pak dhe ikën nata
Na shikojnë , po zgjohet fshati.

………. Adem Nuhaj ………

Shpërndaje në facebook: