7 – Marsi , Gezuar – Adem Nuhaj
……… 7 – Marsi , Gezuar ………
O mësuesë të dashur
Veç dije burofshi
Ju uroj nga zemra
Festën e gëzofshi.
Ju , jeni pishtar
Për gjithe njerëzinë
Pa ju , bota mbar
S’do kishte kuptim.
Ju , përhapni dije
Veç paqe , Ju doni
Fjalë dashurie
Nga zemra buroni.
Gjuhës amëtare
Ù rrini besnike
Ndaj dhe puna Juaj
Është një punë fisnike.
Si , një prind i dytë
Ju ka vegjëlia
Tek Ju i ka sytë
E gjithë shoqëria.
Ju , jeni shqiponja
Heronjë , pa u par
Arma Juaj është shkronja
Që , sjell veç behar.
Në shekuj , në vite
Shumë kini punuar
Që , gjuha jonë shqipe
Të jet e kulluar.
Me punën , që bëni
Veprat , vetë flasin
Ndaj themi një zëri
GËZUAR , 7 – MARSIN.
…………. Adem Nuhaj …………