Ah , kurbet qofshë i mallkuar – Adem Nuhaj
……… Ah , kurbet qofshë i mallkuar ………
O bir , që s’të pashë dot syn
Po të lë një amanet
Mos e lërë të shkretë shtëpinë
Të ka rritur dhe të pret.
Hajde biro tek shtëpia
Mbaj ndezur zjarrin tek vatra
Të qaj dhe të qesh fëmija
Mos të këndoj kukuvajka.
Rrobat , që më pate lënë
Ì mbaja në gji me vete
Tani , që qiellin kam zënë
T’i kam lënë palë në sepete.
– Nënë o nënë , o nëna ime
Gjumi brëmë , kur më zuri
Një ëngjëll në ëndërrën time
Amanetin tënd ma pruri.
Ma plagose zemrën nënë
Në kurbetin e flamosur
Ndaj do vij në shtëpinë tënë
Amaneti yt do sosur.
Shpirt e trup , kam të këputur
Se , më ike pa të par
Tani do vij kokë ulur
Do derdhë lotin përmbi varr.
Ah , kurbet qofshë i mallkuar
Se , na ndave përsëgjalli
Anë më anë jemi coptuar
Djegur , tretur larg nga malli.
………. Adem Nuhaj ……….