November 23, 2024

Pashallarët e ” Demokracisë” – Adem Nuhaj

…….. Pashallarët e ” Demokracisë” ……..

Tridhjetë e ca vjetë më parë
Ne fituam ” demokracinë ”
Por , dolën ca pashallarë
Që , grabitën Shqipërinë.

Ca me shkollë e ca pa shkollë
Na u bënë milionera
As u korr dhe as u mbollë
Vëndi u bë pyll me derra.

Dolën ca politikanë
Do punonin për njerëzinë
Por , nuk lanë anë më anë
Na e ropën pasurinë.

Mileti është katandisur
Sa , nuk presin dot një mik
Se , erdhën ca brekë grisur
Dhe u bënë pasanik.

Tridhjetë e ca vjetë kusur
Po na rjepin , si barbar
Vetë , s’kanë luajtur asnjë gur
Na u bënë pashallar.

Bëjnë pushime , lënë miliona
Një aga e tjetëri be
Fëmijët të bërë me prona
Vilat me nga shtatë hale.

S’mendon kush për fukaran
Veç për votë , sa mer pushtetin
S’pyet njëherë , a kanë të hanë?
Veç për vete mbushin xhepin.

……….. Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: