November 21, 2024

Si , një zanë e bukur – Adem Nuhaj

………. Si , një zanë e bukur ………

Si , ngjala në dete
Si , lulja në mal
Si , vesa mbi gjethe
Dukesh në mëhallë.

Shkon dhe vjen , si flutur
Nuk të duket këmba
Me bel të këputur
Faqet rrëmba , rrëmba.

Enët , kur i merë
Dhe shkon për në krua
Ìkën , bëhesh erë
Ashtu , si mbi thua.

Mua më ngacmon
Duke më bërë naze
Dy , tre herë ndërron
Bluzë edhe fustane.

Me bishtë të syrit
Mua më shikon
Dorën sipër gjirit
Sikur e mbulon.

Futesh nëpër lule
Mbi to fluturon
Këmbë dhe kokë gjithë nure
Nga lulet s’dallon.

Në sy të shohë qiellin
Si , me bojë të lyer
Mos vall me ylberin
Ngjyrat ke shkëmbyer.

Lulet ngado çelin
Dhe zbukurojnë Prillin
Por , ti ke lezetin
Zbukuron gjithë vitin.

Ç’të bëjë moj lanete
Këto s’janë shakara
Ngado , që unë vete
Ti , më del përpara.

Herë më del , si flutur
Herë më vjen , si Hëna
Si , një zanë e bukur
Më vjen dhe në ëndërra.

……….. Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: