November 23, 2024

Veç këtu ndihesh , si mbret – Adem Nuhaj

………. Veç këtu ndihesh , si mbret ……..

Në këto vëndet e mia
Është një tokë e bekuar
Këtë vetë perëndia
E ka falur e dhuruar.

Me fusha , kodra dhe male
Dhe me grykat plot burime
Me lëndina dhe livadhe
Pyjet plot me gjelbërime.

Vëndi , ku këndojnë bilbilat
Ku , e hedhë vallen thëllëza
Vëndi , ku kanë lindur trimat
Ku , këndon pushka dhe pëna.

Si , dëshmi e historisë
Qëndrojnë kalatë me bedena
Anë e mban të Shqipërisë
Mbushur brënda me legjenda.

Vënd i bukur me tradita
Ku , qëndron fjala dhe besa
Ku , e ka folenë dhe shqipja
Bijtë e saj , s’i trëmb as vdekja.

Dete , Alpe dhe kanione
Lumenjtë me ujë të kulluar
Bukuritë e kësaj zonje
Flamurin me gjak , kuquar.

Ndaj ta ruajmë dhe mos ta lemë
Që , të mbetet vënd i shkret
Se , të parët e kanë thënë
Veç këtu ndihesh , si mbret.

Do mësuar gjithë vegjëlia
S’ka rëndësi , se , ku ka lerë
Është e tyre Shqipëria
Është e bukur dhe me vlerë.

………… Adem Nuhaj ………..

Shpërndaje në facebook: