Shpirag o Mali me vija, Tomorrin e ke përballë. Je lezeti bukuria, për fshatrat që ke verdallë…
Shpirag o Mali me vija
Tomorrin e ke përballë
Je lezeti bukuria
Për fshatrat që ke verdallë.
Me ujë dhe ajër të pastër
Në qiell e ke ngritur shtatin
Shikon Vlorë e Mallakastër
Bukuri je për Beratin.
Në një krah ke Lapidarin
Në Qafë të Sinjës me gurë
Na flet për Rrapo Hekalin
Për trimin që s’do vdesë kurrë.
Me lule me gjelbërime
Je lezet për ato vende
Ujë të ftohtë nëpër burime
Ilac shpirti, ilace zemre.
O Shpirag o mali lart
C’bukuri që ke mbi krye
Ujë të ftohte fshatë më fshatë
Gjithmonë rrite Hëna dhe Yje.
Përmbi ta krenar qëndronë
Herë buzeqeshe dhe herë i vrejtur
Këmborë e zilet gjëmojnë
Nga deshë e cjepë brinjëdredhur.
…Adem Nuhaj…
.. Metoh- Mallakastër..