“Kurbeti” – Më iku trimi një ditë, për në kurbetin e zi. Loti s’më është ndarë nga sytë, një shami ma la në gji…
Më iku trimi një ditë
Për në kurbetin e zi
Loti s’më është ndarë nga sytë
Një shami ma la në gji.
Shkuan muaj shkuan vite
Unë mbaja shpresa të vije
Të të prisja siç më prite
Kur erdha nuse shtëpie.
O ju zogjë që fluturoni
Dhe ti erë që fryn nga mali
Po ma patë trimin mi thoni
Sot mbushe njëzet vjeç djali.
Asnjë lajm asnjë haber
Spo dërgon për mua korbën
Më mbetën sytë në derë
Djali thotë do kërkojë botën.
Duroi plotë njëzetë vjet
Pa e parë baban e tija
Mori rrugën për kurbet
Unë mbeta vetem te shpia.
Kur shkeli përtej kufirit
Fillojë punë në një punishte
I foli babai të birit
Pa e ditur se kush ishte.
More djal o trimë mali
I kujt je nga Shqipëria
Nisi ti tregonte djali
Të gjithë historinë e tija.
Kam ardhur të gjejë babanë
Veç ta shoh po le të vdes
E kam lënë vetëm mamanë
Ajo thotë atë do presë.
S’duroj dot më ta dëgjonte
Lotët i rrodhën nga sytë
E puthte e përqafonte
Biro, unë jam babai ytë.
… Adem Nuhaj…
..Metoh- Mallakastër..