“Lezeti i tëndës” – Po të pres moj vajzë, atje poshtë ne krua. Me fryte maraz, me nazet e tua…
Lezeti i tëndës
Po të pres moj vajzë
Atje poshtë ne krua
Me fryte , maraz
Me nazet e tua.
Do të vije, o djal
Kur të dali Hëna
Do të dalë ngadalë
Se mos me ndien nëna.
Në buzë të mbashë, këngën
Që unë ta dëgjojë
Se kam frikë me Hënën
Mos të ngatërrojë .
Dhe ti more djalë
Më bëj shenjë te kroi
Me yllin mbi mal
Mos të ngatërrojë.
Do ti bie culës
Rrëzë të një bliri
Ti kur të vish udhës
Do më kapë syri.
Gjerdhani në gushë
Do të ndrijë nga Hëna
Sytë ty do ti mbushë
Kur të vijë te tënda.
Nën dritën e Hënës
Vend s’do të lemë
Lezetin e tëndës
S’ka fjalë, për ta thënë.
Vesa do na lagi
Si barin e njomë
Nga mali vjen flladi
Mbushur me aromë.
… Adem Nuhaj…