November 23, 2024

“Vajzat Lozonjare” – O ju vajza lozonjare, na bëtë si zjarri në kashtë. Na dogjet na çmendët fare, me gjoks e kërthizë jashtë…

Vajzat Lozonjare

O ju vajza lozonjare
Na bëtë si zjarri në kashtë
Na dogjet na çmendët fare
Me gjoks e kërthizë jashtë.

Veshja juaj çdo lloj modeli
Ca mbuluar e ca zbuluar
Ca jashtë barku ca jashtë beli
Sikur qentë ju kan kafshuar

Fryrë gjoksi si majaja
Midis tyre formuar Honi
Çpo bëni u gjetë belaja
Mos vallë do të na tërboni

Kofshët tuaja të drejta
Bukur ua nxjerr minifundi
Ca zbuluar ca me geta
Ca të bardha ca ngjyrë gruri.

Lyer flokët ngjyra ngjyra
Ndrijnë si ngjyrat e ylberit
Dhe gishtat gjithë maniqyra
Rripat ngjeshur pas qemerit.

Dukeni si tip garipa
Me të brendshmet rripa rripa
Dhe me pantallona xhinkse
Seksi u tregojnë në vithje.

…Adem Nuhaj…
..Metoh~Mallakastër..

Shpërndaje në facebook: