“Smail, bir i Vlorës trime” – Historia stë harron kurrë. Në mërgim more vendime, në Vlorë do ngrije flamur…
Në moshë të thyer pleqërie
Udhën more për në Vlorë
Me zemër prej djalërie
Breng e zjarr në kraharor.
Smail bir i Vlorës trime
Historia stë harron kurrë
Në mërgim more vendime
Në Vlorë do ngrije flamur.
Smail, zemër prej stërralli
Flamuri të ndizte gjinë
Kishe gjak shqipëtari
Se duroje skllavërinë.
Seneja me 12-të
Në ballkon u ngjite rëndë
Nëntori 28-të
Në Vlorë ti mbajte kuvend.
Ti presim rrugën nizamit
I the popullit në Vlorë
Do ti dalim zot vatanit
Ja të vdesim ja të rrojmë.
U ndal deti, u tund mali
Kur në Vlorë u ngrit flamuri
Kur foli Smail Qemali
K’tu njihet burri nga burri.
….. Adem Nuhaj…..
..Metoh-Mallakastër…