November 21, 2024

“Syri lotin e pikojë” – Pse smë erdhe mbrëmë te kroi, të prita sa doli ylli. Syri lotin e pikojë, nata syrin , nuk e mbylli…

Syri lotin e pikojë

Pse smë erdhe mbrëmë te kroi
Të prita sa doli ylli
Syri lotin e pikojë
Nata syrin , nuk e e mbylli.

Do të vija, jo se s’desha
Dhe unë e doja sevdanë
Po çtë bëja unë e shkreta
S’më la nëna me babanë.

Do të bridhnim të dy bashkë
Nëpër sheshe dhe livadhe
Natën do ta gdhinim jashtë
Nënë dritën e Hënës madhe.

Dhe mua ma ka sevdaja
Që të bredhim nëpër sheshe
Të tundej e gjithë dynjaja
Kur ne do të bënim qejfe.

Më thuaj vajzë, kur do të presë
Se pa ty unë dot spo rroj
Kur del herët në mënjgjes
Dalë në breg dhe të vështrojë

Pritëm djal se do vijë sonte
Lartë te sheshi me tërfil
Më dogji sevdaja jote
Ma luajti këtë fiqir.

………refreni.

Vajzë kur të shoh në ëndërr
Ti si nuse e unë si dhëndërr.

Dhe unë kur shoh ëndrra çupe
Ti si dhëndërr e unë si nuse.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: