November 21, 2024

“Je e vogel, ti me thoje” – Pa shikoh, or djal, sa shpejte qe u rrita. Si lulja ne mal, une u verselita.

Je e vogel , ti me thoje

Pa shikoh , or djal
Sa shpejte qe u rrita
Si lulja ne mal
Une u verselita.

U bera lastare
Si shufer lajthie
Pse s’me bene manare
Se s’ta kam me hile.

Dhe kengen , qe thura
Per ty e kendoje
Mjalt nga lulet prura
Qe ty te sheroje.

Corapet , fustanin
Per ty i kam veshur
Te te gezoje xhanin
Dhe te shoh te qeshur.

….. Refreni…
Je e vogel , ti me thoje
Ja ku hodha shtat ,
Te jap , puthjen qe kerkoje
Por e dua prape.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: