“Ku e gjete bukurine” – Kushe te paska rritur, si nje lule blete. Nena me baban, me kane cupe te vetme.
Ku e gjete bukurine
Kushe te paska rritur
Si nje lule blete.
Nena me baban
Me kane cupe te vetme.
Po syrin e bukur
Kushe ta paska shkruar.
E kame lare ne gurre
Me uje te bekuar.
Vetullen biskonje
Kushe ta ka skalitur.
Grykat me buronje
Aty ku jame rritur.
Flokun trendeline
Ty kushe ta ka dhene.
Jame rritur ne brinje
E kame lare ne Hene.
Po faqet si molla
Si lulet e honit.
Naten une ja vodha
Henes se Qershorit.
Gushen bore mali
Vall kushe ta dhuroje.
E kame lare te zalli
Me lule bigoje.
Te paska bere zoti
Si lulja mbi gur.
Jame bije Himarjoti
Ndaje kame kete nur.
… Adem Nuhaj….