November 23, 2024

U ngrita pa ikur ylli . . .

U ngrita , pa ikur ylli

U ngrita , pa ikur ylli
Dhe Hena duke perenduar
Dola per sehir nga pylli
Bukurine , per te shijuar.

Rruge e verber gjarperonte
Permes pyllit , plote me dushk
Bilbili kengen kendonte
Nje zile , tundte nje mushke.

Me shkau kemba , afer ledhit
Te pjergulla me rrush te zi
Kapa degen e cendelit
Dhe u ngrita perseri.

Manushaqet kishin celur
Bari po mbulonte dhen
Ne krua ujet , duke rrjedhur
Nje zog afer bene folene.

Shkelja mbi barin e njome
Te vesuar nga Hene e nates
Nje qen leht e lehte shkone
Pase vazhdes se kerrabes.

Vesa e derdhur mbi gjethe
Permbi koken time binte
Larte nje gjeraqine e vetme
Permbi pyll , verdalle vinte.

Ikja rruges , gjarperore
Neper lisa e dellenje
Afer u ngrite nje shaptore
Pake me tutje , nje mullenje.

U afrova , afer stanit
Afer shkembit me brezare
Degjoje kengen e cobanit
Bashke me culen dyjare.

Degjoje kembore , blegerima
Kur kopeja , pushtone malin
Dhe te emblat fershellima
Nga barinjte , qe ndezin strallin.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: