November 21, 2024

U ndez kenga lart te stani

U ndez kenga,lart te stani

Nje dite te bukur behari
U ndez kenga,lart te stani
Behej dasem ,tundej mali
Martohej djale,cobani.

Cula lozte melodine
Kurore lulet ne lendine
Zilet,kemboret ne brinje
Ndezen gjithe Laberine.

Krushku pare,dashi percor
Zogjte degeve dasmore
Per kenge,bilbili te kroi
Vello pemet,me kurore.

Nusja vjene te dere e stanit
Lozonjarja e cobanit
E ndezur,si prush i zjarrit
Bulza djerse,derdhur ballit.

Floku nuses,trendeline
I mbulone,gushe edhe gjine
Trupi saje,sorkadhe malit
Ilac sherimi cobanit.

… Adem Nuhaj …
WED 9:29 PM
Adem Nuhaj
Pershendetje…si po kaloni ?

…… Laberi,zemer luane ……
Ti moje Laberi e Madhe
Te ndrite nami dhe zakoni
Se ti ke sofren bujare
Ku hegri buke dhe Bajroni.

Ti je djepi i trimerise
Djepi i kenges me bejte
Dhe perla e bukurise
Nga malet,mbarone ne dete.

Salaria e Selamit
Me vete ka historine
Dhe Vlore e Smail Qemalit
Tepelene , pasha Alin.

Trima qe do mbeten gjall
Ne dore do tju ndrije topuzi
Do tebetet lengjendar
Mustaqezi , Tafil Buzi.

Laberi , ke lindur nena
Qe djemte,ne djep kane pritur
Ndaje per to kendohet kenga
Per luanet,qe kane rritur.

Vajza edhe djeme azgane
I gjene brenda Laberise
Qe gjakun si lum e dhane
Per Flamurin e Lirise.

Laberi , ke pasur halle
Per vatan e per lirine
Ke mbajtur peshen e madhe
Ndaje dhe Ti,mbushe historine.

Ke shume yje,te pashuar
Ne krahine,e ne cdo fshat
Ndaje qendrone,sic ke qendruar
Kapedane,krye larte.

Dhe ne bijte e tu ku jemi
Te shperndare neper bote
Laberine ne zemer kemi
Pena shkruan,syri derhe lot.

Mburremi,jemi krenar
Per ty Laberi e Madhe
Nga Benca gjer ne Himare
Laberi , zemer luane.

… Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: