November 24, 2024

Gjallëria e pyllit – U ngjita mbi fshat, po sodisja pyllin. Pashë duke kënduar,thëllëzën bilbilin.

Gjallëria e pyllit

U ngjita mbi fshat
Po sodisja pyllin
Pashë duke kënduar
Thëllëzën bilbilin.

Dhe një këngë mëllenje
Bukur ligjëronte
Rrëzë të një penje
Ku ujtë gurgullonte.

Aroma e pyllit
Shpirtin ma shërojë
Ku me cep të syrit
Pashë zanën te kroi.

Spo luaja nga vendi
Nga sevda e madhe
Ku pashë maj një shkëmbi
Loste një sorkadhe.

Bëra për tu ulur
Ku ishte një shteg
Një kunadhe bukur
Loste në një dege.

Aromë trëndeline
Mbushur në livadhe
Përmbi kokën time
Degët hidhnin valle.

Rrëzë të një shkëmbi
Piva ujë burimi
Ku kishin rënë brenda
Disa gjethe bliri.

Ndala për tu çlodhur
U shtriva mbi bar
Ku pashë duke lozur
Dy zogj në ujvarë.

U ula në hije
Dhe po nxirja mall
Lënde , gjethe lisi
Më binin mbi ball.

Xhanin e shërova
Dhe dritën e syrit
Kur pashë dhe dëgjova
Gjallërinë e pyllit.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: