Të gjitha lulet ke marë
Te gjitha lulet , ke mare …..
Faqet lare me uje kroi
Ne ato vende te serta
Lule shege , lule ftoi
Njyre e mjaltit, mbi gesheta.
Qafe gjate , belin e holle
Veshur me rroba te bardha
Dukesh si lulja mbi molle
Gusha lulet ,qe ka dardha.
Floku hedhur mbrapa shpines
E mbulone te gjithe belin
Ngjyre e lules trendelines
Zbukurone te gjithe zabelin.
Je nuri i bukurise
Neper shtigje dhe rrugica
Je lulja e zerdelise
Dhe lulja qe ka gorrica.
Kur iken naten ne brinje
Henen ti , e thyen me faqe
Rruga ku le gjurmen tine
Te mbyte era manushaqe.
Kengen kur kendone ne male
Zeri yte , si ze bilbili
E vogla , lule bajame
Konxhe lule , trendafili.
E vogel , bije e mamase
E bukur si lule bliri
Moje lulja e manxurase
Me ata sy , njgjyre ulliri.
Vesa kur te lage nga nata
Ndricone nen drite te Henes
Si lulet qe ka lofata
Nga koka , te thoi i kembes.
Zallit ti , kur shkone anes
Me ato gjurmet e lehta
Me njgjane si lulja e thanes
Dhe lulja , qe kullote bleta.
Dhe nga lulet e qershive
Une ty , s’te dalloje fare
Kur shkone ne rrugen e dhive
Je lulja rritur ne male..
Trupi yte , hedhur lastar
Syri kur te sheh , te thote
Te gjitha lulet ke mare
Qe zoti , ka bere mbi toke.
E bukur me dele ne valle
Ngjane si lule portokalle
Dhe kur shkone ne ato vende
Dukesh si lule nerenxe.
Gjurmet kur le te perroi
Dukesh si lule begoi
Dhe kur shkone rruges se malit
Si lulja e tulipanit.
Kur vete mbushe uje ne krua
Te gjtha lulet mbi vete
Merak i madh je per mua
Me ate merak , me trete.
Loze e qeshe , neper korie
Dhe me lane syte te honi
Me dukesh lule sallbie
Me dukesh , lule rigoni.
Te gjitha lulet , qe celin
Si ne dimer , ne behar
Syte e mi , te ty i gjenin
Trupi yte i kishte mare