November 23, 2024

Vlorë e bukur Vlorë

Vlore , e bukur Vlore

Nene portokalle
Dallget hedhin valle
Lart ne Llogora
Lozin dy sorkadhe.

Lart ne Llogora
Pyje dhe livadhe
Kot zoti si tha
Laberi e Madhe.

Mbushur keto troje
Lule gjithe malin
Dhe bleta puntore
Atje mere mjaltin.

Ne ato livadhe
Lule trendeline
Dhe bejka manare
Atje mbushe kusine.

Arome lule mali
Vjen djathi te stani
Kure me dashuri
Te ta jep cobani.

Limon portokalle
Mbi detin e gjere
Permbi koke , mali
Me lule plote ere.

Ullinjte me kurore
Dhe lule limoni
I gjeni ne Vlore
Ngado qe te shkoni.

Nene portokalle
Ne breg , te detit
Gjen kenge edhe valle
Kenge , nga te djepit.

Gjen kengen e nenes
Dhe te vendit tim
Per dhimbjet e zemres
Ato jane sherim.

Vlore , e bukur Vlore
Me zemer bujare
Malet si kurore
Sikur jane ne valle

Shpërndaje në facebook: