Dëshmorja Zarife Hasanaj – Re në lulen e rinisë!
Deshmorja ” Zarife Hasanaj ”
Ne malet e Shqiperise
Ti u rrite , moje shqiponje
Re ne lulen e rinise
Me detyren , ne mision.
E mbylle syrin e bukur
Ne nje moshe fare te re
Zarife Hasanaj , si flutur
Heroine mbete per ne.
Tu nderpre endrra e jetes
Atje large , ne Letoni
Moje lule , moje mjalt i bletes
Dhe moti per ty u nxi.
Rete per ty po derdhin lote
Dhe malet koken kan ulur
Nena plake po prete ne porte
Per te pare , syn per ta puthur.
Dhe lulet e moshes tende
Nga petalet po cojne lote
Te rrahurat e asaje zemre
Afrohen , si degjojne dote.
Ti do mbetesh yll i ndritur
Mbi malet e Shqiperise
Namin shqipes ja ke rritur
Ne detyren e ushtrise.
Si motrat e clirimtares
Qe dhane jeten per lirine
Ti mbete deshmore paqes
Mbete nder per Shqiperine.
Sa here neteve te jetes
Do shikojme qiellin me yje
Pervece Henes dhe Kometes
Ti do jeshe , midise tyre.