November 23, 2024

U ktheve te toka mëmë

U ktheve , te toka meme

Erdhe bije , te toka meme
Ku do te prehesh perhere
Te vendi ku ti ke rene
Do kete lule dhe pranvere.

Ti erdhe nga Letonia
Si nje nuse , por e heshtur
Atje ndodhi tragjedia
Ndaje zemren e ke te fjetur.

U ktheve te toka jote
Por lulet nuk i shikone
Por lulet e kesaje bote
Mbi varr do ti keshe gjithmone.

Se lulet te lulja vene
Dhe mes tyre do te mbajne
Se ti do te shkelqesh dhen
Si dielli , mbi oqean.

U ktheve te toka meme
Te kjo toke , ku more jete
Nuri yte i mar ne Hene
Vall dheu , si do te trete.

Te priti nena te porta
Me shpirt dhe zemer te care
C’fare me ka mua Shqiponja
Qe spo fluturone mbi mal.

Krah dhe syte i ke te mbyllur
Nga nje tragjedi e rende
Syri nenes ne lot mbytur
Qe spo degjone zerin tende.

Po te prete , Tropoja jote
Moje lulja rritu maj gurit
Deshmore kesaje epoke
Moje mbesa e Bajram Currit.

Korabi ka ulur koken
Dhe rrjedhjen , ndaloje Valhona
Dhe Bjeshket lulet i mblodhen
Per ty , Zarife shqiponja.

Moje bije e asaje Tropoje
Ti u rrite burreneshe
I nderove ato troje
Me titullin , qe do te kesh.

Per ty lotet po na derdhen
Moje trimeresha shqiptare
Lulet per ty do te celen
Se je burrnesh Tropojane.

Do prehesh ne token tende
Si te gjithe trimat e tjere
Ju i mbushni keto vende
Plote me krenari dhe nder.

Me ty krenohet Tropoja
Krenohet dhe Shqiperia
Zarife Hasanaj shqiponja
Ishe nuri , trimeria.

Zarife deshmore paqes
Me detyra ne misione
Si lulet e manushaqes
Do mbetesh ne keto troje.

Do te mbetesh si Dragua
Moje lulja e Dragobise
Bashke me shoqet e tua
Me deshmoret e Lirisë

Shpërndaje në facebook: