November 23, 2024

Në Vlorë kënga seç gjëmon, mburru Vlorë se të takon

Vlora jonë…………

Ne Vlorë kënga sec gjëmon
Mburru Vlorë , se të takon
Se ke derdhur gjakun lumë
Me gjak balta është bërë brumë

Ke rritur male të lartë
Burra trima , diplomatë
Burra që kane tundur malin
Patriot , Smail Qemalin.

Mburremi , kur  themi Vlora
Në cdo kohë ja ke bërë forra
Ske duruar kurrë robërinë
Pushtimin dhe skllaverinë.

Në cdo kohë ke dhënë dëshmorë
Të rënë me pushkë në dorë
Ke mbjelle lulet e rinisë
Në malet e Shqipërisë.

Konxhet , mire pa u celur
Pushkën supeve kane hedhur
Për vatan e për lirinë
U bëne lule në lëndinë.

Ndaj moj Vlora bregdetare
Mburru , se je zonje e madhe
Zemër bardhë, bora në male
Si gjithë Labëri e madhe.

… Adem Nuhaj…

Shpërndaje në facebook: