Do këndoj një këngë me mall – Adem Nuhaj
Do kendoje nje kenge me mall
Do kendoje nje kenge me mall
Per vendin tim, ku kam ler
Te shkoje dhe te bredh verdall
Permbi lulet plote me ere.
Te pi uje ne ato kroje
Ku burone uje i paster
Ti gjezdise ato troje
Qe presin ne Mallakaster.
Te dale ne kodra ne male
Ku rri bariu me dhene
Te degjoje culen dyjare
Naten ta gedhije nen Hene.
Te shkoje rrugeve te ngushta
Ku shkoja ne femini
Atje ku kalonte mushka
Ku kalonin , dhene e dhi.
Kenge bilbili te degjoje
Kur menjgjeseve kendone
Dhe nga gjumi te me zgjoje
Ta shikoje kur fluturone.
Dhe lulet kur lulezojne
Kodrave , neper lendina
Ti shikoje , te me sherojne
Sidomose , trendelina.
Flladi malit te freskone
Neper netet e Qershorit
Shpirt dhe zemer te sherone
Kur i bie kraharorit.
Te rri ne hije te lisit
I mbushur me rrush serine
Te ndjeje aromen e plisit
Kur bujku i bene punime.
Grykave te futem thelle
Plote me dushk dhe gjelberime
Te shikoje ujet kur del
Dhe te pi uje ne burime.
… Adem Nuhaj …