Dashurinë , që mbolle – Lule përmbi lule, si bleta puntore. Beharin ma prure, në ato bregore.
Dashurinë , që mbolle ….
Lule përmbi lule
Si bleta puntore
Beharin ma prure
Në ato bregore.
Gërshetat e tua
Sa t’i shkelte këmba
Nga buzët e tua
Mjaltë , të rridhte kënga.
E dëgjoja këngën
Dhe ty të shikoja
Më vrave në zëmër
Por s’dija c’të thoja.
Kur bridhje mbi lule
Sikur u tund vëndi
Shigjetat m’i ngule
Si rrufe te shkëmbi.
Me faqet , flakë ndezur
Mua më marrose
Me sy dhe me vetull
Zëmrën ma plagose.
Zëmra e goditur
Brënda teje ra
Duke përpëlitur
Si njē zog pa krah.
Moj lulja ne male
Nuk të lë të shkoshë
Zëmrën që ti vrave
Vetë do ta shëroshë.
Dashurin , që mbolle
Kurr s’do ketë të sosur
Se dhe zëmra jote
Duket e plagosur.
Nga ndjenja e zjarrtë
Më mos t’i mundojmë
Por t’i bëjmë bashkë
Edhe t’i shërojmë.
….. Adem Nuhaj ….