November 23, 2024

Do lundrojë – Do lundroj mbi male, do notoj mbi gjethe Mbi kodra, livadhe, si në shtatë dete.

Do lundrojë …..

Do lundroj mbi male
Do notoj mbi gjethe
Mbi kodra , livadhe
Si në shtatë dete.

Do notoj mbi lule
Në kroje buronja
Ku ka tinguj cule
Ku të mbytë aroma.

Dua të lundrojē
Mbi vatren e nënës
Edhe të notojë
Mbi lundrën e këngës.

Dua që të zhytem
Në sheshe tërfili
Dhe aty të mbytem
Nga një këngë bilbili.

Do lundroj mbi ara
Mbi gërxhe ,korie
Dhe përmbi ujëvara
Kur nga shkëmbi bie.

Mbi kala , kështjella
Do lundroj unë
Do notoj mbi skena
Ku kënga rrjedh lum.

Do lundroj mbi Jon
Në gjithë labërinë
Edhe mbi Valbon
Në të gjithë malsinë.

Kur të më zërë vapa
Do rri nëpër rrëza
Ku rri dhe sorkadhja
Ku këndon thëllëza.

Do lundroj mbi trojet
Ku të gjthë u rritëm
Si bleta mbi hojet
Edhe mbi traditën.

Do lundroj i qeshur
Mbi gjithē bukurinë
Që zoti ka derdhur
Në gjithë Shqipërinë.

Mbi varg , do lundrojë
Si , mbi det të kaltēr
Pastaj do qëndrojë
Vec në Mallakastër.

…. Adem Nuhaj …….

Shpërndaje në facebook: