November 23, 2024

Mu zgjua sevdaja – Po çelin bajamet, dhe gjethet në pyje. Hëna gjesdis malet, e rrethuar me yje.

M’u zgjua sevdaja ….

Po celin bajamet
Dhe gjethet në pyje
Hëna gjesdis malet
E rrethuar me yje.

Dhe dallgët e detit
Puthje i bëjnë shkëmbit
Cobanët pas qejfit
Fërshëllejn majë dhëmbit.

Celin lulet , celin
Në ato lëndina
Bletët mjaltin mbledhin
Ku mbyt trendelina.

Gurrat nëpër gryka
Burojn ditë dhe natë
Se u iku ngrica
Nga dimri i gjatë.

Vec lule shikoja
Kur pranvera erdhi
Dhe vajza , që doja
Si vet lulet celi.

Vajza , që s’kish tjetër
Mua m’u kujtua
Një ëndërr e vjetër
Nga lulet m’u zgjua.

Fati më largojë
Kur e dashurova
Thash mos e harrojë
Por dot se harrova.

M’u zgjua sevdaja
Dashuri e zjarrtë
Ashtu , si më para
Ishte dhe është mjaltë.

Lule me aromë
Dhe e thellë sa deti
Dashuria jonë
Ishte edhe mbeti.

Si Hëna mbi male
Që ka gjithësinë
Pasuri të madhe
Kemi dashurinë.

….. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: