November 21, 2024

Më prit, o bilbili malit – O djal po më dridhet zëmra.Dhe shpirti m’u përvëlua.Kur nga mali më vjen kënga.Kënduar nga buzët e tua.

. Më prit , o bilbili malit ….

O djal po më dridhet zëmra
Dhe shpirti m’u përvëlua
Kur nga mali më vjen kënga
Kënduar nga buzët e tua.

Perdja të luajti nga flladi
Dhe brënda të hyri Hëna
Dritë e syrit tim të kapi
Ndaj për ty po më rrjedh kënga.

Zëri ytë , si zë bilbili
Gjumin nga syri ma mori
Më futi ethe te gjiri
Dhe zjarr dashurie nxori.

O moj lulja përmbi lule
Dhe unë syrin s’po e mbyll
Ethet e gushtit më prure
Moj sy shkruar , flok verdha dyll.

Nga ato fjalët e zjarrta
Që kënga jote m’i bie
Do të pres , sa të kthej nata
Do dalë , do të vijë si hije.

Rrugët e ngushta në male
Hënë e natës i ndriconte
Hajde , hajde moj sorkadhe
Se gjumi na iku sonte.

Më pritë , o bilbil i malit
Se rrugën pēr stan e mora
Dil mē fshih djersën e ballit
M’u pren gjunjtë , apo u lodha.

Nuk ēshtë lodhje , por sevdaja
Që gjunjët ty po të priten
Po të vijë , po dal përpara
Se dhe unë në zjarr po digjem.

Natën unë në gjum kur flija
O djal të kishia në mëndje
Në ëndërr te ty unë vija
Dhe rrija në ëndrrën tënde.

Bashkē me yjet , që ndriconin
Dashuria rrotull vinte
Të dy ëndrra ne shikonim
Dhe ëndrra gjumin na prishte.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: