November 23, 2024

Këngën kur dëgjove – Adem Nuhaj

Këngën kur dëgjove …..

Vesa lagëte barin
Loti syrin tënd
Hëna ndricon malin
Unë rrija mbi shkëmb.

Rrija i vetmuar
Atje lart te stani
Ty duke vështruar
Kur tundej fustani.

Mbi flokët e dredhur
Ty vesa të binte
Mbi gjoksin e hedhur
Hënë e natës ndrinte.

Përmbi gju fustani
Prerë shapone
Vetullat e ballit
Si një hënē e re.

Vëndin e ndrcoje
Kur lozje mbi lule
Gjoksin kur zbuloje
Sikur hēnēn ulje.

Lule me shumē ngjyra
Ishin në lëndinë
Po nga më e mira
Lule ishe tinë.

Nisa të kēndoja
Me culën dyjare
Mbase të afroja
Edhe ty në stane.

Këngën kur dëgjove
Ktheve sytë nga mua
Ëmbël më vështrove
Sikur the të dua.

Mua m’u drodh zemra
Si zog në dëborë
Në buzë mbeti kënga
Dhe cula në dorë.

Në stan vura lesën
Dhe rashë në lëndinë
Lozëm edhe qeshëm
Përmbi trendelinë.

Ty faqet si molla
Nga hëna mdriconin
Përmbi kokat tona
Xixëllonjat loznin.

Na u ndezën zjarre
Zjarre dashurie
Mbi ne hidhnin valle
Hëna bashkë me yje.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: