November 21, 2024

Lëri , lëri ato naze – (Pse po më bën lajka shumë, si hëna kur loz mbi male. Mos do që të rri pa gjumë, të vij natën në dritare) – Adem Nuhaj

Lëri , lëri ato naze …..

Pse po më bën lajka shumë
Si hëna kur loz mbi male
Mos do që të rri pa gjumë
Të vij natën në dritare.

Më del si hëna mbi mal
Rreze dielli syri yt
Më shikon hedh ndonjë fjalë
Pastaj më zhdukesh nga sytë.

Me ato nazet e tua
Flakë e zjarr po ma ndez mallin
Trupi ytē më cmëndi mua
Mike , pse po luan me zjarrin.

Moj syshkruara flokë gështënjë
Me flokēt bënë sikur loz
Me vetull e sy bënē shēnjē
Zëmrēn shēnja ma plagos.

Thëllëzë mali ato hapa
Kur më shkon rrugës së pyllit
Këmbët para , kokën mbrapa
Mē shikon me bisht të syrit.

Të shikoj kur zbret nga bregu
Kur mē ikën si mbi thua
Në zëmër , si “plumb “dyfeku
Më ngul shikimet e tua.

Lëri , lëri ato naze
Dhe ato lajkat e tua
Si shkëmb nga rrufetë më plase
Si qiri më trete mua.

Me atë syrin e bukur
Mike më more me vete
Në dhe të gjallë më ke futur
Përmbi dhe , për ty jam tretur.

Për ato naze dhe lajka
Dhe për shënjat që më bën
Do të vij kur të bjerë nata
Kam netë, gjumi s’më ka zënë.

Do tē vijë të gjëj folenë
Mbase e mbyll këte sy
Në vënd tjetër gjumë s’po gjen
Mbase do të flejë te ty.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: