November 21, 2024

Vec një fjalë , m’u duk një mal – (Shikoj një nënë të moshuar, Ulur te pragu i derës.Dhe sytë i ka të lotuar, për bijtë , lulet e pranverës)

Vec një fjalë , m’u duk një mal …

Shikoj një nënê të moshuar
Ulur te pragu i derës
Dhe sytë i ka të lotuar
Për bijtë , lulet e pranverës.

Rri shikon nga udhë e madhe
Mos shikon dhe dëgjon zëra
Ajo nëna halle madhe
Nga malli i cahej zëmra.

I shikoj thinjat mbi kokë
Si borë e maleve të larta
Thashë me vete..pse s’janë tokë?
Djal, vajzë dhe të vegjlit zogj me flatra

Pse !? thashë e kanë lënë kërcure
Këtë nënë te pragu portës
Këtë nënë gjithë nure
Që është më e mirë e botës.

Para sajë , në gjunjë u ula
Si një kodër para malit
Me mall për qafe e zura
I putha rrudhat e ballit.

Në shpirt , sa shumë u gëzova
Si me mjaltë m’u ngop zëmra
Kur dorën e sajë fërkova
Kur më tha , të keqen nëna.

Sa e ngrohtë dhe sa e ëmbël
M’u duk mua ajo fjalë
Ajo e tha megjithë zëmër
Vec një fjalë , m’u duk një mal.

Një pikë lot nga syri sajë
Ra i ngrohtë mbi trupin tim
Me shumë mall unë do ta mbajë
Do ta kem , si një kujtim.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: