November 24, 2024

Një pikë lotë , nga syri derdhe – I çova dhëntë në lëndinë, dhe u ngjita mbi virua. Të pashë po laje shaminë, me ujë mali poshtë në krua.

Portrait of beautiful girl in field is smelling flower

Një pikë lotë , nga syri derdhe ….

I cova dhëntë në lëndinë
Dhe u ngjita mbi virua
Të pashë po laje shaminë
Me ujë mali poshtë në krua.

Mu duke si një sorkadhe
Trupi ytë mbuluar me nurë
Kur hidhje këmbën mbi zalle
Si thëllëza gurë mbi gurë.

Për ty moj vetull kurorë
Unë u mbusha me marazë
Trupi ytë shufër i hollë
Në bel për të vënë unazë.

I ktheva dhëntë nga pllaja
Nuk i lashë të shkojne matanë
Ma donte , ma kishë sevdaja
Që të rrija sa më pranë.

Dhe mora culën dyjare
Përmbi krua po i bija
Fillove tē bëje naze
Kur më pe , që po të shihja.

Shamin e hape mbi degë
Dhe krihje flokët e gjatë
Beje sikur re në pellgë
Si zogëz përplasje krahët.

Ngriheshe , prapë sikur bije
Brënda në ujin e zallit
Qeshje dhe nga mua shihje
Dhe shtrydhje fundë e fustanit.

Dole , lozje në lëndina
Si delë sirena nga deti
Unë culës që po i bija
Ajo këngë ,në buz më mbeti.

U nisa me majë të capës
Rrugë më rrugë e brinjë më brinjë
Dhe me grepin e kërrabës
Të kapa si ftujë kërthinjë.

Thashë mos trëmbëshe ,por s’u trëmbe
Moj e bukura , moj vitë
Dashurin e asajë zëmre
Ma dhe kur më hodhe sytë.

Mbështete kokën te mua
Në krahët e mi u preve
Dhe buza kur t’u afrua
Një pikë lotë , nga syri derdhe.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: