Rreze drite, vëndit derdhe – Thëllëzë, gjurma jote pëndë. Rrugës së pyllit kur shkonë. Syri im sheh syrin tëndë. Kur nga unë e rrutullonë.
Rreze drite , vëndit derdhe
Thëllëzë, gjurma jote pëndë
Rrugës së pyllit kur shkonë
Syri im sheh syrin tëndë
Kur nga unë e rrutullonë.
Më shkon me hapa të lehta
Të ndiqja , por s’shihja gjë
Mbi gjethet rënë nga vjeshta
Gjurma , gjurëm nukë lē.
Moj bejkë e ftuja bardhule
Je më e mira ndër shoqe
Te burimi mbinin lule
Ku kish pirë buza jote.
Pēr ty moj molla e pjekur
Kam shumë netë , që se mbyll synë
Natën me Hënën kam mbetur
Përmbi lule në lëndinë.
Bashkë me Hënen nëpër male
Rri si shkëmbi përballë dallgës
Kur ti më delë në dritare
Dhe shikon yjet e natës.
Delë si lule porsa celur
Si lulet nëpër lēndina
Zjarr dhe dashuri ke ndezur
Sic ndezë pyllin vetëtima.
Meqë gjumi , s’po më zinte
Me një zog lule dërgova
Dhe te gjiri ytë t’i vinte
Që zbardhonte , si dëbora.
Bashkë me lulet ish haberi
Që ti të vije te mua
Zjarrin , që kisha i mjeri
S’e shuaja dotë as në krua.
Moj thëllëza gushë bardhë
Ishe yll , që rri mbi yje
M’u duke lule mbi dardhë
Kur më erdhe para syve.
E bukur , sa s’ka moj xhane
Rreze drite , vēndit derdhe
Dhe Hëna , që ish mbi male
U largua , sa ti erdhe.
Kishje marë gjithë bukuritë
Te të shihje , ta kish ënda
Kur t’i ngulje ata sytë
Sikur tē përpije brënda.
…. Adem Nuhaj ….