December 3, 2024

Xhelozia – Të keqen moj mike. Moj Hëna mbi mal. Pse ashtu më ike. Pa thënë asnjë fjalë.

Xhelozia ……….

Të keqen moj mike
Moj Hëna mbi mal
Pse ashtu më ike
Pa thënë asnjë fjalë.

…. Ika more djalë
Nga zakoni vjetër
M’u duk , sikur vallë
Ti kishie njē tjetēr.

Unë ta kam treguar
Se c’është dashuria
Mos e merë nxituar
Kurr nga xhelozia.

…. Unë të pashë me shoqe
Që po pinit verë
Dhe po bënit lloqe
Unë mbeta në derë.

Me ty unë po mbahem
Se është dashuria
Ndaj mos thuaj të ndahem
Unë nga shoqëria.

…. Nuk dua të shkoshë
Vetēm në lokal
S’dua ta takoshë
Shoqërin e parë.

Pēr punë jam afruar
Dhe me shoqërinë
Ty ta kamë treguar
Me zjarr dashurinë.

…. S’mē duhet , se c’thua
Nuk dua tja di
Ose rri me mua
O me shoqëri.

Kjo s’është xhelozi
Por i ke dëshira
Ndau më thua ti
Dhe nga kushurira.

…. Po ta them me zëmër
Mere si të duashë
S’dua asnjë fëmër
Që ti ta takoshë.

Më shkunde , më tunde
Por hajde afrohu
Se kjo është sëmundje
Të lutem , shërohu.

…. Mos thuaj asnjë fjalë
Se më s’të dëgjojë
O mē thuaj më falë
Ose unë do shkojē.

Keq për ty më vjenë
Por c’të bëjë , se di
Ishalla e gjenë
Një sic e do ti.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: