November 24, 2024

M’u gëzua , zëmra xhani – Dola në male në gërxhe. Të shlodhem , të nxirja mallë. Të dëgjoja këngë thëllëze. Ku kulloste bejkë e bardhë.

M’u gëzua , zëmra xhani

Dola në male në gërxhe
Të shlodhem , të nxirja mallë
Të dëgjoja këngë thëllëze
Ku kulloste bejkē e bardhë.

Bilbili në degë këndon
Thëllëza mbi gur hedhë valle
Nē gurra ujë gurgullon
Aromë lulesh në livadhe.

Dhëntë kullosnin në pllaja
Cobanët nē hije rrinin
Ashtu si ua kish sevdaja
Dyjares ëmbël i binin.

Qëntë si gjithmonë me besë
Nga egërsirat i ruanin
Cepë më cepë të kopesë
Mi bisht të syrit vështronin.

Tërfil edhe bar të njomë
Dhe gjethet mbulonin honin
Qumeshti në vedër valonë
Shqerrat në lëndina lozin.

Dhe vapa kur bëhej zjarr
Dhëntë rrugës gjarpëronin
Zbrisnin , pinin ujë në zall
Në hije të lisit shkonin.

M’u gëzua , zëmra xhani
Kur këmbora tingëllonte
Kur flladi vinte nga mali
Trendelina kundërmonte.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: